Duket se treshja e famshme Elvana Gjata, Capital T dhe 2PO2 kanë goditur në shenjë me bashkëpunimin e tyre, duke tërhequr vëmendjen e madhe të publikut.

Të gjithë fansat i kanë sytë tek “Lejla” pasi ata nuk kanë rreshtur së votuari këtë projekt muzikor, duke e renditur për të tretën javë rresht në vendin e parë.

Gjithashtu edhe “A jena mire” e Ledri Vulës, nuk ka pësuar asnjë ndryshim që nga momenti që është bërë pjesë e “The Top List”, duke u pozicionuar në vendin e dytë. Ndërsa sukses mund të quhet padiskutim edhe hyrja e Stanaj, i cili që në javën e parë, ka mundur të bëhet pjesë e treshes më të nxehtë të klasifikimit.

Si kënga që është ngjitur me më shumë pozicione është “Stoli i Trendafilave” e Alban Skënderaj me 28 vende plus ndërsa si kënga që ka pësuar më shumë rënie është “Si Ai” e Samantës.

Kjo javë ka ardhur me shumë projekte të reja muzikore ku 6 të tilla janë futur në klasifikimin e 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, duke u pozicionuar menjëherë në vende tepër të rëndësishme të “The Top List”.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar, java e 48-të e “The Top List”, Top Awards:

1. Elvana Gjata ft. Capital T & 2PO2 – Lejla

2. Ledri Vula – A jena Mire

3. Stanaj – Ain’t Love Strange

4. Majk – Kcen

5. Tuna – Bermuda

6. Alban Skenderaj – Stoli  Trendafilave

7. Flaka Krelani – Fire

8. Era Istrefi – Bonbon

9. Elvana Gjata – Njesoj

10. Ledri Vula ft. Flori Mumajesi – Nuk ma la

11. Ledri Vula – Kings

12. Alban Skenderaj – Engjell

13. Flori Mumajesi ft. Ledri Vula – Beautiful

14. Alban Skenderaj – Duart Lart

15. Ardit Cuni ft. Vesa Smolica – Jena Na

16. Getinjo ft. Kida – Ku je

17. Ghetto Geasy ft. Majk – Ajo

18. Mc Kresha & Lyrical Son ft. Keepman – Thirri Krejt Shoqet

19. Xhensila – High Love

20. Butrint Imeri – E jona

21. Capital T. Ft Dhurata Dora – Bongo

22. Kida Ft. Xhensila – Uh Baby

23. Samanta ft. Gent Fatali – Na e dina

24. Dafina feat. Rinor – Bottles Up

25. Ardian Bujupi & Dalool – E embel

26. Lyrical Son – I re pishman

27. Samanta – Si Ai

28. Mc Kresha & Lyrical Son ft. Ledri Vula – Hip Hop

29. Vig Poppa feat. Tuna – Zemra Jem

30. Venera ft. Lind – Siento Amor

31. Evi Reci – In My Room

32. Lindon – Summer Luv

33. Nora Istrefi – Majem

34. Besa ft. Flori – 123

35. Keisi – Sa larg

36. NRG BAND – Mos ma le fajin

37. Vedat Ademi ft. J. Gashi – Thirrem Dashuri

38. Adrian Gaxha ft. Franques – My Girl

39. G4shi – Rose Gold

40. Janex ft. Dabo – Wannabe

41. Offchestra – Pa jelek

42. Ylli Limani – Pritem se po vi

43. Renis Gjoka – Po Tani

44. Young Zerka – Love

45. Dafina – Shot Calling

46. Lumi B – Aha

47. Janex – Memories

48. Edona Reshitaj – Ne rruget e ketij qyteti

49. Mc Kresha ft. Lyrical Son – Spo ma nin

50. Dj Aldo ft. Melloquence – Hands Up