Elvana Gjata vazhdon të surprizojë publikun me prurje të reja muzikore, të cilat menjëherë shndërrohen në të preferuarat e publikut shqiptar. Brenda një javë, artistja e dashur e publikut shqiptar ka ardhur me dy projekte muzikore, një bashkëpunim dhe një “solo”.

Po çfarë e ka sjellë ndryshe Elvanën kësaj radhe?

Përveç këngëve “solo” këtë sezon veror, Elvana Gjata i ka kushtuar shumë rëndësi bashkëpunimeve muzikore. Së fundmi artistja ka bashkuar fuqitë me këngëtarin e njohur Ardian Bujupin dhe kanë sjellë një perlë muzikore.

“Miene Liebe” mban titullin bashkëpunimi i parë i dy artistëve, i cili ka rezultuar tepër i pëlqyer që në momentet e para të publikimit. Ndërkohë që Elvanën e kemi parë të këndojë derimë tani në gjuhën angleze, ky projekt e ka sjellë ndryshe, duke kënduar në gjuhën gjermane. Ndërkohë që në projektet e mëparëshme në gjuhën angleze mund të jetë kritikuar, gjermanizimi është përqafuar shumë nga publiku.

Pavarësisht gjuhës, publiku vazhdon të shijojë, të dëgjojë dhe të votojë muzikën e sjellë nga artistja e tyre e preferuar. Që në javën e parë të publikimit, kjo këngë ka marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë pjesë e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare por ajo çfarë është më e rëndësishme, është pozicionimi i saj në vendin e 20-të, një super renditje për një hyrje të re.

E veshur bukur dhe thjesht, larg 5 fustaneve të mrekullushme të bashkëpunimit me Capital T, “Fustani”, Elvana Gjata nuk zhgënjen asnjëherë me pamjen e saj edhe pse është veshur me një palë xhinse, këmishë të bardhë dhe me flokët e çrregullta.