menu

“Gjak” i ri në “The Top List”, Nush dhe Rino Sopjani sjellin “A e din”


Ora: 18:09 Datë: 09/07/2020

Një tjetër bashkëpunim i është shtuar listës zyrtare të “Top Awards” këtë javë, e sjellë nga Nush dhe Rino Sopjani.

A e din” titullohet kjo prurje e re muzikore e dyshes, e cila falë sugjerimeve nga ana e publikut, ka arritur të bëhet pjesë e “The Top List”, duke u pozicionuar në vendin e 79-të.

Komente mjaft pozitive ka marrë kjo këngë, duke dhënë një vlerësim maksimal për zërin e artistëve.

Ndërkohë që me Rino Sopjani jemi njohur më parë në “The Top List” falë projektit “Pak nga Pak” por edhe projekteve të tjera që janë bërë pjesë e klasifikimit, Nush është një emër i ri për publikun e Top Awards por jo për muzikën shqiptare

Kush është Nush?

Pavarësisht se kjo është hera e parë që Nush i është shtuar listës së artistëve në “The Top List”, ai ka rreth 10 vite që merret me muzikë.

Nush, emri i plotë i të cilit është Nush Mehmeti, i është dashur që ta ndërpresë karrierën e tij muzikore për thuajse 6 vjet për t’u rikthyer dy vitet e fundit, duke sjellë në treg mjaft këngë të reja. Ai numëron rreth 15 projekte muzikore, të cilat i ka të shoqëruara edhe me videoklipe.