Getinjo ka gjetur mënyrën e duhur për të ngritur akoma më shumë temperaturat në këtë verë të nxehtë.

Rreth 3 javë më parë, reperi i njohur ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, i titulluar “Sexy”. Kjo këngë ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe jo vetëm për shkak të muzikës por gjithashtu edhe për vajzën “sexy” që shfaqet në këtë klip.

Ndërkohë që është publikuar në fillim të muajit korrik, “Sexy” ka mundur të bëhet pjesë e klasifikimit të “The Top List” këtë javë, ku falë votave të publikut, ajo është pozicionuar në vendin e 40-të.  Ashtu sikurse edhe projektet e mëparshme muzikore, ky prodhim muzikor mban vulën e ZzapnChriss.

Kujtojmë që Getinjo ka qënë një nga artistët që ka performuar në ceremoninë e ndarjeve të çmimeve “Top Music Awards”, duke sjellë një performacë të shkëlqyer së bashku me Kidën, Mozzik dhe Endrin.