Prej 8 javësh dyshja Getinjo dhe Nikka janë pjesë e klasifikimit të “The Top List” ku nga java në javë është vënë re një ngritje sa i përket pozicionimit.

Ndryshe nga projektet e mëparshme muzikore, në këtë këngë Getinjo ka ardhur paska më romantik, duke prekur kështu zemrat e publikut, të cilët nuk rreshtin së votuari projektin muzikor me titull “Njeri”. Gjatë kësaj jave kjo këngë është ngjitur me 12 pozicione, duke u renditur në vendin 25-të.

Sa i përket projekteve të reja muzikore, Getinjo ka paralajmëruar përmes disa postimeve në rrjetet sociale, se është duke punuar për një të tillë, për të cilin shprehet se do të jetë një hit, duke mos zbuluar detaje të tjera.