Getinjo dhe Kida bashkuan fuqitë këtë verë duke sjellë projektin e tyre muzikor “Ku je”, i cili rrëmbeu menjëherë zemrat e publikut.

Prej dy javësh kënga më e re e dyshes së talentuar është bërë pjesë e Top Listës, ku këtë javë fansat kanë votuar “Ku je”, duke bërë që të jetë kënga që është ngjitur me më shumë pozicione.

Ndryshe nga java e kaluar, ku ky projekt muzikor ishte i pozicionuar në vendin e 17-të, për këtë javë ai renditet në vendin e 10-të, duke u ngjitur me 7 pozicione.

Ndërkohë si Kida dhe Getinjo kanë paralajmëruar se së shpejti do të vinë me këngë të reja, të cilat po ashtu do të jenë bashkëpunime. Kida përflitet se do të sjellë një duet me Xhensilën, ndërsa Getinjo ende nuk e ka zbuluar artisten apo artistin me të cilin do bashkojë fuqitë.

Ju mund të vazhdoni të votoni “Ku je” në topawards.top-channel.tv