Ky projekt muzikor është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List” rreth 7 javë më parë dhe ende vazhdon të jetë pjesë e tij. Kjo javë ka rezultuar tepër e suksesshme për dyshen e talentuar pasi “Ku je” është ngjitur me 3 pozicione, duke u renditur në 5-shen më të nxehtë të Top Listës.

Kida dhe Getinjo, të cilët shkëlqyen me performancën e tyre në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Top Music Awards”, duket se kanë bërë zgjedhjen e duhur me këtë bashkëpunim pasi ai ka mundur t’i rezistojë për një kohë të gjatë klasifikimit pavarësisht prurjeve të reja.

Ndërkohë që Kida përflitet se është duke punuar me “Sony Music” për projektin e saj të ri, nga Getinjo ende nuk kemi lajme të reja në lidhje me ndonjë projekt muzikor.