Pas një performance të shkëlqyer në Top Music Awards, e cila ngriti në këmbë gjithë publikun, dyshja e talentuar ka vendosur të bashkojë fuqitë për një projekt të ri muzikor.

Përmes një postimi të bërë në profilin e tij të Instagramit, Getinjo ka zbuluar se së shpejti një bashkëpunim i tij me Kidën do të dalë në treg.

Ndërkohë që ende po shijon suksesin e bashkëpunimit të tij me të vëllain Mozzik, “Tony Montana”, Getinjo është i vendosur të sjellë bombën e radhës.