Prej kohësh Getinjo dhe Kida kanë paralajmëruar fansat e tyre se po punonin për një projekt të ri të cilin kishin vendosur ta sjellnin së bashku.

Duket se pas një periudhe të ngarkuar me punë dhe një performance të shkëlqyer në “Top Music Awards 2016”, dyshja është gati që më në fund të nxjerrë në treg bashkëpunimin e titulluar “Ku je”.

Përmes një postimi të bërë në rrjete sociale, Getinjo dhe Kida kanë lajmëruar të gjithë ndjekësit e tyre se “Ku je” publikohet ditën e mërkurë më kanalin e Youtube.