“Ku je” vazhdon të mos mposhtet pavarësisht hyrjeve të reja që bëhen pjesë e “The Top List” nga java në javë.

Getinjo dhe Kida bashkuan fuqitë duke sjellë një këngë që padiskutim mund të quhet një prej projekteve më të suksesshme të dyshes. Që prej 23 javësh, “Ku je” qëndron në klasifikimin e Top Listës duke i mbizotëruar konkurrencës së artistëve shqiptarë.

Duket se fansat nuk ngurrojnë të votojnë dyshen e preferuar pasi vetëm këtë javë, ky projekt muzikor është ngjitur me 12 pozicione, duke u renditur në vendin e 19-të.

Getinjo dhe Kida janë gjithashtu pjesë e klasifikimit edhe me projekte të tjera. Getinjo ka 9 javë që qëndron në “The Top List” me bashkëpunimin e tij me Nikka, “Njeri”, ndërsa Kida është pjesë e listës edhe me bashkëpunimin e saj me Xhensilën, “Uh Baby”.