Gesko, një emër në dukje i ri për “The Top List”, por në fakt nuk është kështu. Emri i tij i vërtetë është Genc Shaqiri. Genci është një djalë nga qyteti i Gjilanit me banim në Prishtinë, i cili ka nisur të merret me muzikë rreth moshës 19-vjeçare.

Geskon e kemi dëgjuar për herë të parë në klasifikimin e “The Top List” në vitin 2017, në një bashkëpunim me BimBimma, të titulluar “Nr1”. Kjo këngë sipas tij erdhi krejt spontaisht, për të cilin Genci ndihet tepër i kënaqur që ka bashkëpunuar më reperin e njohur, duke treguar se ka bërë zgjedhjen e duhur.

Gesko ka bashkëpunuar në fillimet e karrierës së tij me shtëpinë diskografike “DiezMusic” dhe me producentin Liberian Selimi. Së fundmi, ai ka ardhur sërish në klasifikimin e “The Top List” pas një periudhe shumë të gjatë.

“Malli” titullohet projekti i tij më i ri. Një këngë e veçantë por edhe melankolike që të bën të prekesh, sigurisht nëse edhe juve ju ka marrë malli për dikë. “Malli” e ka rendiur artistin në vend të 100-të të listës së Top Awards për këtë javë.