Vetëm pak ditë më parë, Genta Ismajli ka bashkuar fuqitë me Feron për projektin e saj më të ri muzikor, të titulluar “Level Up”.

Genta, e cila prej vitesh është pjesë e industrisë muzikore, ka zgjedhur që në këngën e saj të radhës të vijë si rrepere edhe pse kjo nuk është hera e parë.

Në fakt Gentën e kemi parë të lëvrojë në disa zhanre të ndryshme muzikore, të cilat i ka realizuar me sukses dhe ajo cfarë është më e rëndësishmja, publiku e ka mbështetur vazhdimisht.

“Level up” e ka risjellë Gentën në klasifikimin e “Top Awards” thuajse pas tre vitesh mungesë, duke e pozicionuar në vendin 99-të.

Sa i përket Feros, kjo është kënga e tretë me të cilën reperi gjendet në listë, përmendim këtu “Money” në bashkëpunim me Morenën dhe “Qysh Tek” me Shaolin Gang.

Baladë, pop, hip-hop, në cilën stil muzikor e pëlqeni më shumë artisten?