menu

Gent Fatali rikthehet fuqishëm!


Ora: 13:57 Datë: 27/03/2019

Edhe pse momentalisht ai është në vetëmenaxhim, Gent Fatali ka arritur të rikthehet fuqishëm në tregun muzikor shqiptar. “Ma Jolie” (E bukura ime) titullohet prurja më e re e artistit, e cila është një histori e përjetuar nga vetë Genti.

Në një intervistë të dhënë për “Wake Up” në Top Channel, Genti ka pranuar që kjo këngë është një histori personale dhe ka dashur shumë që ta sjellë në këngë. Kjo këngë, e cila është tepër e dashur për reperin, tregon një histori dashurie të përfunduar. Pavarësisht se përmes tekstit të këngës Genti nuk i kërkon vajzës të kthehet me të, ai prap ruan kujtimet e bukura me ish të dashurën e tij.

“Ma Jolie” është mirëpritur mjaft mirë nga publiku, i cili ka sugjeruar që kjo këngë të futet që në javën e parë të publikimit në listë dhe të renditet menjëherë në vendin e 37-të, një pozicion ky mjaft i mirë për një hyrje të re.

Në intervistën e tij të dhënë për “Wake up”, Genti ka folur gjithashtu për një hatërmbetje me Era Istrefin për shkak të projektit “Shum Pis”, i cili ishte planifikuar të ishte një bashkëpunim me të. Pavarësisht se në atë kohë është mërzitur, tashmë për Gentin është një histori e harruar dhe se në të ardhmen mund të ketë një bashkëpunim me Erën pasi ai beson në mrekulli.