Rreth dy muaj me pare Gent Fatali bashkoi fuqtë me Lazy duke sjellë një projekt të ri muzkor të titulluar “Balerina”.

Duket se ky bashkëpunim i dyshes është pritur mjaft mirë nga publiku dhe këtë gjë e vërteton më së miri fakti që prej 11 javësh, ky projekt muzikor është pjesë e klasifikimit të “The Top List” duke u pozicionuar mjaft mirë nga java në javë.

Vetëm gjatë kësaj jave, “Balerina” ka mundur të ngjitet me 15 pozicione, duke u renditur në vendin e 20-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm për listën zyrtare prej 50 këngësh të “Top Awards”.

Deri tani ende nuk ka ndonjë lajmërim nga ana e reperit nëse po merret me muzikë të re. Ndërkohë ai po shijon suksesin e projekteve të mëparshme muzikore, duke shkuar nëpër koncerte të ndryshme si brenda dhe jashtë vendit.