menu

Fuego, zbulimi me i ri i “ON Records”


Ora: 15:29 Datë: 18/05/2018

Familjes së “On Records” i është shtuar një tjetër pjesëtar dhe në fakt duket se është një tjetër zbulim i kësaj shtëpie diskografike. Pas promovimit të dy talenteve të reja, Fero dhe Rina, “On Records” duke se ka goditur sërish në shenjë dhe kësaj radhe me Fuegon.

Fuego, emri i vërtetë i të cilit është Ensar Elshani, është një reperi i ri, i cili është gjithashtu mjaft i ri në moshë, vetëm 18-vjeç. Ai ka vetëm pak javë që ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Homie” në bashkëpunim me Zzap.

Kjo këngë, në klipin e së cilës shfaqet edhe Fero, ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar, duke u renditur në vendin e 95-të në klasifikimin e “The Top List”.

Prodhuar nga ZzapnChriss, ky projekt muzikor ka marrë mjaft komente pozitive në kanalin e “Youtube”, duke treguar kështu që ky është një fillim i mbarë për këtë reper të ri.

Menaxheri i tij, Met Elshani, ka zbuluar për “Top Awards” se Fuego pritet të vijë me disa bashkëpunime në të ardhmen, për të cilat premton se do të jenë shumë të mira.