Vlashent Sata është një artist që e ka mbajtur fort publikun pranë tij, duke mos e zhgënjyer asnjëherë për perlat muzikor që ai prodhon. Padiskutim e tillë është edhe kënga e tij më e re, “Frymë”, e cila është shndërruar në një ndër këngët më të komentuara dhe dëgjuara së fundmi.

Në një intervistë të dhënë për “Wake Up” në Top Channel, Vlashenti ka treguar se kjo këngë, përvecse një dedikim për babain e ndjerë, është më shumë një terapi për dhimbjen e përjetuar pas humbjes së të atit.

Vlashenti është shprehur se e ka patur shumë të vështirë të shkruante tekstin e kësaj kënge, për të cilën i është dashur rreth dy muaj, ndryshe nga projektet e tjera.

Kam patur frikë se do e humbisja tim atë që kur isha 15-vjec, pasi ishte tip i surprizave, duke mos na treguar problemet shëndetësore që kishte akumuluar“, zbulon Sata për “Wake Up”.

Në fakt unë kam bërë një këngë dedikuar babit kur ai ishte gjallë, një këngë të personalizuar për të pasi dëshiroja që ai ta kishte një të tillë, dhe jo një këngë pas ikjes si tij si ato dekoratat që jepen gjithmonë kur dikush ndahet nga jeta“.

Prandaj “Frymë” është patjetër një dedikim për të por më shumë për mua, për familjarët, për njerëzit që kalojnë të njëjtën dhimbje“, shton artisti.

Unë gjithmonë i kam bërë premtimin vetes se ajo që do bëja si art do të kishte gjithmon në dritë në fund të tunelit. Kur flas për këtë këngë, më shumë se cdo gjë, flas për momentin e fundit para se të ndahesh nga një person. Pra ti e përqafon dikë fort kur ndahesh nga ai, nuk mendon kurrë se është i fundit. Pra e gjithë filozofia është të shijojmë momentin“.

Ndërkohë që teksti dhe muzika mbeten të pakrahasueshme, një rëndësi shumë të vecantë Vlashenti i ka kushtuar edhe videos muzikore, për të cilën është shprehur se është më i bukuri që ka bërë derimë tani. Ai tregon se autorët e kësaj video të mrekullueshme janë Lorna Cekixhi dhe Joan Kamberaj.

Pavarësisht se është duke shijuar suksesin e “Frymë”, Vlashenti ka treguar se projekti tjetër është gati dhe pritet të publikohet së shpejti.

Në intervistën e tij, Vlashenti është ngacmuar gjithashtu edhe për marrëdhënien e tij me Dojna Memën, për të cilën është shprehur se është bukur të kesh pranë një njeri të bukur si ajo, jo vetëm fizikisht dhe mendërisht por edhe shpirtërisht.

“Frymë” debuton menjëherë në “Top 3” në klasifikimin e “Top Awards”.