“Despacito” është shndërruar në një nga këngët më të dëgjuara të kësaj vere dhe ne kemi fatin të shijojmë variantin shqiptar të këtij projketi muzikor. Kështu që është koha të harrojmë “Despacito” dhe të dëgjojmë “Karma”

Flori Mumajesi ka bashkuar fuqitë me Brunon, Klajdin dhe Dj Vicky duke sjellë këngën e tyre më të re të titulluar “Karma”.

Djemtë e talentuar të “Threedots” kanë ardhur për herë të parë më një tekst spanjisht në këtë projekt muzikor, i cili ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar, jo vetëm për muzikën ritmike por edhe për klipin e këngës, ku shfaqen vajza në super formë fizike.

E publikuar vetëm 7 ditë më parë, “Karma” ka marrë sugjerime pafund në topawards.top-channel.tv, duke bërë që kjo këngë të renditet në vendin e 35-të për këtë javë.

Se cili do të jetë pozicionimi i këtij projekti muzikor javën e ardhshme, kjo mbetet për t’u parë të dielën në mesditë, në ekranin e “Top Channel”, në “The Top List”.