menu

“Filmi” i Vlashent Satës debuton në vendin e 13-të


Ora: 12:38 Datë: 09/08/2019

Vlashent Sata është një artist, këngët e të cilit gjithmonë mbartin një mesazh të rëndësishëm.

“Me jetu” titullohet prurja më e re e këngëtarit, e cila mbart një mesazh të dhimbshëm por edhe madhështor në të njëjtën kohë. Një thirrje, një revoltë, optimizëm, dritë janë të gjitha këto nocione të përfshira në këngën e kantautorit, e cila tregon më së miri realitetin ku jetojmë.

Artisti shqiptar, i cili prej vitesh punon dhe jeton në Francë, jo vetëm që nuk harron vendin e tij por vazhdon të qëndrojë pranë me muzikën e tij, e cila është shumë larg teksteve “boshe”.

Eshtë nisur nga histroia e jetës sime, ka treguar Vlashenti në një intervistë të dhënë për “Wake Up” në Top Channel.

Duhet të luftosh dhe të ndryshosh, ky është mesazhi që Vlashenti është munduar të përcjellë për të rinjtë shqiptarë, të cilët si rrugën e vetme të shpëtimit shohin “arratinë”.

Këtij teksti rrënqethës i është bashkangjitur zëri i bukur dhe karakteristik i Vlashentit dhe një klip majft i thjesht në dukje por shumë domethënës.

Videoja shoqëruese e këngës në shumicën e sekuencave është bardhë e zi dhe shihet artisti teksa performon, kërcen dhe vrapon, duke dhënën ndjesinë e të ndjerit i lirë, duke mos bërë pakt me djallin por të jetosh në vendin tënd i lumtur pranë familjarëve të tu.

“Bardhë e zi janë situatat e vështira në jetë por që mundohemi t’i transformojmë dhe dielli na pret”, zbulon Sata më shumë për klipin.

“Ca jena tuj prit ma, boll jena robëru“, kjo është thirrja me të cilën kantautori i drejtohet publikut.

Mbështetja e fansave ka bërë që kjo këngë të futet menjëherë në klasifikimin e “The Top List”, duke e renditur menjëherë në vendin e 13-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm për një hyrje të re.

Nga ana tjetër, Vlashenti vazhdon të jetë në klasifikimin zyrtar të “Top Awards” me këngën “Copëzat”, e cila këtë javë shënon plot 9 javë.