Bashkëpunimet janë gjithmonë projekte muzikore, të cilat rezultojnë në shumicën e rasteve mjaft të suksesshme. Ndërkohë që jemi në një sezon qetësie sa i përket prurjeve të reja, në faqen zyrtare të Top Awards, është shtruar një pyetje se cili do të ishte bashkëpunimi muzikor të cilin publiku gjithmonë e ka dëshiruar por që ende nuk është realizuar.

Disa nga emrat më të komentuara në këtë postim kanë Elvana, Majk, Butrint Imeri, Kida, Alban Skenderaj, Yll Limani, Tayna, Ledri, Capital T, Dhurata Dora, Loredana.

Duke qënë se komentet janë të shumnta, ne kemi përzgjedhur disa prej bashkëpunimeve më interesante të sugjeruara nga ndjekësit e Top Awards:

1. Kida ft. Butrint Imeri
2. Alba Skenderaj ft. Yll Limani
3. Elvana Gjata ft. Era Istrefi
4. Majk ft. Tayna
5. Kida ft. Ledri Vula
6. Capital T ft. Butrint Imeri
7. Tayna ft. Capital T
8. Tayna ft. Loredana
9. Kida ft. Dhurata Dora
10. Unikkatil ft. Tayna