Ledri Vula ka vendosur që këtë vit ta nisë mbarë, duke publikuar projektin e tij më të ri muzikor. Madje në një postim të bërë në profilin e tij në “Instagram”, këngëtari iu ka premtuar ndjekësve të tij se këtë vit, ai do të bëjë atë që gjithmonë ka dashur. Në fakt Ledri nuk ka shpjeguar më tej se për çfarë bëhet fjalë, duke lënë fansat tepër kurioz.

“1 Janari” titullohet kënga që ka thuajse dy javë që ka dalë në treg por që në momentin e publikimit, ky projekt muzikor është pritur mjaft mirë nga fansat e reperit të dashur të publikut shqiptar.

I freskët si Janari, Ledri në këtë këngë ka folur hapur me fansat e tij, duke treguar se pavarësisht suksesit, fama ka dhe pasojat negative, duke bërë që ai të mos ketë më jetë private.

Gjatë kësaj javë, fansat kanë mbështetur projektin e ri të artistit të tyre të preferuar, duke e votuar pafund në topawards.top-channel.tv.

Falë votave të publikut, “1 Janari”, për këtë javë është ngjitur më plot 77 pozicione nga java e kaluar, duke u renditur në vendin e 20-të.