I krijuar në 2004, Familia Ideale është një grup i cili ka sjellë një stil të veçantë të të bërit muzikë “rap”. Ndryshe nga pjesa më e madhe e reperave, ky grup i këndon realitetit. “Për pak dritë” ishte kënga që e bëri pjesë të klasifikimit të “The Top List” këtë grup, i cili qëndroi për 10 javë rresht.

E renditur në disa prej vendeve më të rëndësishme në listë, kjo javë ka rezultuar fatale për këtë projekt muzikor, i cili ka dalë nga renditja e 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Ndërkohë që janë larguar me “Për pak Dritë”, ky grup është futur në “The Top List” me projektin e tyre më të ri muzikor të titulluar “Jashte”. Që në javën e parë të publikimit, kjo këngë është bërë pjesë e listës, duke zënë vendin e 42-të.