Eugent Bushpepa, artisti i suksesshëm shqiptar, është tashmë një emër i njohur jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj. Pjesëmarrja e tij në Eurovizion, bëri që artisti të krijojë fansa nga e gjitha bota dhe kjo për shkak të vokalit tij të fuqishëm.

Momentlisht artisti është ende duke shijuar suksesin e këngës “Stay with me Tonight”, e cila prej 21 javësh vazhdon të jetë pjesë e klasifikimit dhe jo vetëm kaq por gjithashtu pozicionohet mjaft mirë në listë.

Kënga, e cila prej dy javësh ka qëndruar në vendin e parë, për këtë javë pozicionohet në vendin e 30-të.

Por sukseset e artistit nuk ndalen me kaq. Burime pranë artistit kanë bërë me dije se në planet e afërta të artistit është nënshkrimi i një kontrate me një shtëpi diskografike italiane dhe shkak për këtë bashkëpunim përflitet se është bërë pikërisht kënga “Stay with me Tonight”.

I kontaktuar nga “Top Awards” në lidhje me këto lajme që qarkullojnë së fundmi, artisti nuk ka preferuar të japë ndonjë koment.

Pavarësisht faktit nëse këto thashetheme janë të vërteta apo jo, ne shpresojmë që Gentin ta shohim lartë e më lartë, duke na bërë si gjithmonë krenarë.