Klasifikimi i “Top Awards” ka ardhur mjaft surprizues këtë javë dhe kjo falë debutimit të Eugent Bushpepës, i cili ka arritur të renditet menjëherë në vendin e parë.

Ajo cfarë e bën surprizuese këtë javë është fakti se Gent Bushpepa, një artist mjaft i kërkuar nga publiku, gjendet për herë të parë në listë dhe kjo falë “Stay with me Tonight”, e cila i ka kaluar pritshmëritë e artistit.

Në pak ditë publikimi, kjo prurje e artistit ka marrë mjaft klikime në “Youtube” si dhe komentet në rrjetet sociale kanë qënë tepër pozitive, duke mos gjetur një kritikë të vetme. Në fakt po, gjendet një kritike në rrjetet sociale dhe ajo ka të bëjë pikërisht me faktin se artisti duhet të publikojë më shumë projekte të reja muzikore.

Listës këtë javë i janë shtuar 5 këngë të reja, të cilat janë pozicionuar mjaft mirë në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Kjo javë ka lënë jashtë listës disa prej projekteve më jetëgjatë klasifikimit si “Lejla”, “U harrum” dhe “Anderr”.