menu

Estto publikon “Inat”, futet menjëherë në “The Top List”


Ora: 17:10 Datë: 17/10/2017

Me Estto-n, emri i vërtetë i të cilit është Ernest, jemi njohur rreth 4 muaj më parë, kur ai publikoi projektin e tij të parë muzikor “Per cdo nate”, i cili për 8 javë ka qënë pjesë e klasifikimit “The Top List”.

Ndërkohë që ka nisur karrierën e tij si Dj rreth 6 vite më parë, Estto ka rreth një javë që ka publikuar projektin e dytë muzikor, të titulluar “Inat”.

Falë sugjerimeve të publikut, kjo këngë është bërë menjëherë pjesë e klasifikimit të “The Top List”, duke u renditur në vendin e 50-të.

Edhe pse publiku ka dhënë vlerësime mjaft pozitive për talentin e këtij artisti të ri, ka patur edhe nga ata që e kanë krahasuar Estto-n me vokalistin e NRG Band, Besnik Qaka, si nga stili muzikor ashtu edhe nga zëri.

Në një intervistë të dhënë për “Top Awards”, kohë më parë, Estto u shpreh se është paska e vështirë të depërtosh në industrinë muzikore me këtë rrymë muzikore, por duket se publiku e ka pritur mjaft mirë prurjen e re të talentit të ri.