Vetëm tre muaj më parë, Estto erdhi në një bashkëpunim me Dj Aldo, “Ti”, një këngë që rezultoi tepër e pëlqyer për publikun shqiptar. Pa kaluar shumë kohë, artisti vendosi të vijë me një projekt muzikor “solo”, i cili ka dalë në treg vetëm një javë më parë.

“Krejt ti fala” mban titullin kjo këngë, e cila flet për një tradhti mes një çifti, ku është femra ajo ka mashtruar dhe lënduar djalin. Me tekst dhe muzikë të vetë artistit, prodhuar nga kompozitori rumun Alandy, kjo këngë ka në të tinguj të muzikës popullore, duke e bërë akoma më të veçantë këtë prurje të re të artistit.

Sugjerimet e shumta të publikut, kanë bërë që kjo këngë të futet menjëherë në “The Top List”, duke mbyllur kështu klasifikimin për këtë javë.

Ndërkohë që shumë fansat vazhdojnë të theksojnë ngjashmërine e madhe që Estto ka me vokalistin e NRG Band, Besnik Qaka, Estto konsiderohet një nga talentet që premton shumë në tregun muzikor shqiptar.