Pas sukseseve që kanë patur me projektet e tyre “solo”, Ermal Fejzullahu dhe Nora Istrefi kanë bashkuar fuqitë për të sjellë një projekt muzikor, për të cilin premtojnë se do të kthehet në hit.

“Hije” titullohet kënga më e re e dyshes, muzika e së cilës është realizuar nga “Big Bang Beats” ndërsa teksti është shkruar nga reperi Gjiko.

Ky bashkëpunim është pritur shumë mirë nga fansat e dyshes, të cilët falë votave të tyre, jo vetëm e kanë bërë këtë këngë pjesë të “The Top List” por gjithashtu e kanë renditur mjaft mirë, pikërisht në vendin e 12-të, pozicion ky tepër i rëndësishëm në klasifikim.

Në këtë videoklip, Nora sërish nuk ka zhgjënjyer sa i përket stilit të saj në të veshur dhe formave të mrekullueshme trupore.

Kjo nuk është hera e parë që Ermali dhe Nora bashkëpunojnë pasi në tetorin e vitit 2011, ata sollën këngën me titull “Unë e di”, e cila rezultoi e suksesshme në atë kohë.