Ka vetëm 3 javë që është bërë klasifikimi i “The Top List”, Top Award për publikun shqiptar dhe kënga “Bonbon” e Era Istrefit është renditur e para, duke mposhtur Ledri Vulën, i cili mbizotëronte renditjen prej 5 javësh.

“Bonbon” është projekti më i fundit i publikuar nga Era Istrefi, i cili ka rezultuar tepër i suksesshëm për publikunshqiptar.
Por mesa duket publiku shqiptarende nuk është mërzitur me këngën e Samantës, “Asnjo si un” dhe të Elvana Gjatës ft. Bruno “Love me”, të cilat edhe pse kanë 7 javë në këtë klasifikim, kësaj jave kanë arritur të ngjiten me 9 dhe 10 vende në renditje.

Këngë të reja që i janë shtuar klasifikimit të sotëm janë Dj Aldo ft. Lorela – ” Don’t let me go dhe Noizy “Number One”, i cili i është rikthyer përsëri “The Top List”.

Nuk janë më pjesë e 20 këngëve të “The Top List” Ciljeta ft. Lil Koli & Filloreta – ” Big Booty dhe Fajter ft. Bim Bimma & Trimmy – ” Asnj1.

Ky është klasifikimi për këtë javë i “The Top List”, Top Aëards:

1. Era Istrefi – “Bon Bon”
2. Mc Kresha – “Era ft. Gjurmet”
3. Ledri Vula – “SRMN”
4. Kida – “Ski Ide”
5. Nrg Band – “Ajo m’kalli”
6. Gheto Geasy ft. Majk – “S’jena mo”
7. Samanta – “Asnjo si un”
8. Elvana Gjata ft. Bruno – “Love me”
9. Dj Aldo ft. Lorela – “Don’t let me go”
10. Noizy – “Number One”
11. 2Ton – “Ani Nasht”
12. Bleona Qerreti – “Take You Over”
13. Adrian Gaxha ft. Lindon – “Asnihere”
14. Asgje Sikur Dielli – “Adresa”
15. Lyrical Son – “Hey Hey Hey”
16. Albina Kelmendi – “Endrren mos ma merr”
17. Dafina Zeqiri – “Love You Hate You”
18. Ronela Hajati – “A do si kjo”
19. Butrint Ymeri – “Eja Eja”
20. Sheila – “Datty Datty”.