Axhenda e saj së fundmi ka qënë tepër e ngarkuar. Pas një performance të shkëlqyer në “Top Music Awards”, ku u vlerësua me 3 çmime, atë të “Female of the Year”, “Song of the Year” dhe “Collaboration of the Year”, Era Istrefi ka vazhduar performancat e saj botërore si në Amerikë, Belgjikë dhe Holandë.

Duket se puna e madhe e artistes është shpërblyer më së miri pasi hiti i saj “Bonbon” renditet përkrah emrave më të rëndësishëm të muzikës botërore si Calvin Harris, David Guetta, Alan Walker, The Chainsmokers dhe shumë të tjerë.

“Ultra Music”, kompania e suksesshme amerikane me të cilën Era po bashkëpunon momentalisht, ka publikuar klasifikimin amerikan të “iTunes Dance Top 10”, ku Era renditet në vendin e 10-të. Theksojmë gjithashtu se tashmë  “Bonbon” është edhe në versionin anglez.