Që gjermanët janë dashuruar pas Erës, këtë e mësuam që kur filluan ta transmetonin videon e saj të “Bon Bon”  nëpër kanalet e tyre më prestigjioze. Por tashmë, suksesi i Erës po fluturon vërtet shpejtësinë e erës.

Nesër në mbrëmje, më 7 maj, në orën 20:15, Era do të performojë live në kanalin e njohur gjerman Pro7. Emisioni ku ajo është e ftuar është pikërisht “game show” i njohur “Schlag Den Star” (Kape yllin).

Tani s’ka asgjë që ta ndalë! Era e ka kapur yllin e saj dhe ne mezi presim ta shohim duke shkëlqyer.