Ajo i kishte munguar tregut shqiptar për një periudhë 2-vjeçare për shkak të studimeve të saj jashtë vendit, por Eni Koçi u rikthye me “S’po t’gjej mo”, një këngë e cila ka qënë pjesë e klasifikimit të “The Top List”.

Por Eni Koçi nuk është ndalur, ajo ka vetëm një javë që ka nxjerrë në treg projektin e saj më të ri muzikor të titulluar “Your Love”. Në këtë këngë të re, 21-vjeçarja ka vendosur të vijë me një tekst tërësisht në anglisht, gjë që sigurisht ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtarja është shprehur se ky projekt muzikor kishte kohë që ishte përgatitur por fakti që teksti ishte në anglisht, e ka bërë artisten të mendohej për një kohë të gjatë nëse duhej apo jo ta lançonte.

Me muzikë të Elgit Dodës dhe tekst të John Michael, prurja më e re e Enit është bërë këtë javë pjesë e “Top 50”, duke u pozicionuar në vendin e 50-të.