Një super bashkëpunim i është shtuar tregut muzikor shqiptar dhe kësaj radhe është Eni Koci dhe grupi Fisnikët që kanë bashkuar fuqitë për një baladë mjaft të ndjerë.

“Lamtumire” titullohet kënga, e cila flet për një zemër të thyer, një tradhti, që ka lënë dhimbje të madhe në zemër.

E prodhuar nga Genc Prelvukaj, i cili ka punuar tekstin së bashku me Agim Gerguri, “Lamtumirë” është pikërisht kënga që i përshatet më së miri ambjentit teksa hani gështenja, pini një gotë verë ndërkohë që jashtë bie dëborë.

Kjo është hera e parë që grupi Fisniket gjendet në klasifikimin e “Top Awards” dhe sugjerimet e publikut e kanë renditur bashkëpunimin në vendin e 100-të.

Publiku e ka mirëpritur këtë prurje të re muzikore, duke e komentuar mjaft pozitivisht në rrjetet sociale.