Me Engin jemi njohur disa kohë më parë, falë projektit të tij muzikor, “La La La”, i cili jo vetëm ka qënë pjesë e listës, por është pozicionuar gjithashtu në vendin e parë.

Engi, i cili prej vitesh jeton në Milano, ka nisur të merret me muzikë që në moshën 11-vjeçare, duke frekuentuar disa kurse të ndryshme në Itali.

Vetëm një javë më parë, Engi ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor, i titulluar “Hola”. Kjo këngë është bërë menjëherë pjesë e listës, duke u renditur në vendin e 84-t.

Në një intervistë të dhënë për “Top Awards”, Engi ka treguar më shumë për projektin e tij të radhës.

Top Awards: Engi sa ka ndryshuar jeta jote nga publikimi i projektit “La La La”?

Engi: Mund të them që kënga “La La La” ka qënë projekti që kam shijuar më shumë deri tani, kështu që patjetër që kam ndjerë shumë ndryshime pozitive në karrierën time.

TA: A numëroni më shumë ndjekës ose fansa në rrjetet sociale?

Engi: Po, sigurisht që ndjekësit janë shtuar por pjesa ime e preferuar qëndron tek mesazhet dhe urimet e fansave.

TA: Keni ardhur sërish me një projekt në gjuhën italiane, mendoni të vini me ndonjë projekt shqip?

Engi: Jam duke punuar mbi shumë projekte të reja kështu që le t’ja lëmë si “surprizë” të ardhmes për t’i zbuluar.

TA: Na zbuloni më shumë për këngën, kush është kujdesur për muzikën, tekstin, klipin dhe për çfarë flet ajo?

Engi: Producenti i kësaj kënge është Elgit Doda, teksti është i shkruar nga unë dhe përsa i përket klipit është një bashkëpunim i sukseshëm me “Max Production”. Teksti bazohet mbi tema sociale, flet mbi shoqërinë dhe stilin e jetës në ditët e sotme.

TA: Eshtë hera e dytë që ndodheni në klasifikimin e “The Top List”, çdo të thotë kjo për ju?

Engi: Sigurisht jam shumë i lumtur që jam pjesë e Top Listës

TA: Ti preferon më shumë publikun italian apo atë shqiptar?

Engi: Unë publikun nuk e diferencoj dot. Për mua mjafton që muzika ime të pëlqehet e të ndihet nga publiku dhe ndihem shumë i vlerësuar për këtë.

TA: Një pershendetje për të gjithë mbështetësit e muzikës tënde?

Engi: I premtoj që ashtu siç them dhe tek “Hola”, nuk ndaloj kurrë së prodhuari materiale të bukura muzikore dhe i përshëndes të gjithë.