Enca di gjithmonë si të jetë në qendër të vëmendjes, duke i mbajtur fansat pas vetes.

Këngëtarja ka vetëm pak ditë që ka nxjerrë në treg projektin e saj më të ri muzikor, i cili është një bashkëpunim me Don Xhoni.

“Break Down” mban titullin kjo prurje e re muzikore, e cila i ka ngritur më shumë temperaturat e kësaj vere.

Enca, si gjithmonë, është kujdesur në detaje për praqitjen e saj fizike, e cila është mjaft provokuese.

Falë sugjerimeve të shumta nga ana e publikut, kjo këngë është futur menjëherë klasifikimit të “Top Awards”, duke u pozicionuar në vendin e 78-të.

Për këtë projekt muzikor, Enca ka punuar me Mixey sa i përket muzikës ndërsa për tekstin, ai është punuar nga dy këngëtarët.