Prej kohësh në mediat rozë është përfolur se dyshja e njohur, Enca dhe Noizy do të vinë me një bashkëpunim dhe duket se më në fund këto thashetheme janë konfirmuar.

Enca, përmes rrjeteve sociale, ka tregur se tashmë xhirimet për këngën e tyre më të re të titulluar “Bowdown” kanë nisur. Në fotot e publikuara në rrjetet sociale, Enca vjen më në formë se kurrë e veshur me një fustan blu që nxjerr në pah asetet e saj.

Momentalisht si Enca ashtu edhe Noizy janë pjesë e Top Listës, ku Enca renditet në vendin e 5-të ndërsa Noizy është reperi që kryeson klasifikimin e Top Awards me tre projektet e tij muzikore, “The baddest”, “Grande” dhe “Shut the place down”.  Nëse bashkëpunimi i Encës dhe Noizy-t do jetë pjesë e Top Awards, kjo mbetet për t’u parë.