Elvana Gjata vazhdon të ruajë suksesin edhe këtë javë pasi votat e publikut e kanë renditur sërish këngëtaren në vendin e parë me projektin muzikor “Tavolina e merzise”. Edhe pse artistja ka publikuar një tjetër porjekt muzikor, fansat ende po shijojnë dhe votojnë “Tavolina e merzise”, kënga që shënoi rikthimin e Elvanës pas një kohë shkëputje në muzikë.

Pavarësisht se nuk është mposhtur këtë javë, duket se Tayna po bëhet gati t’ia rrëmbejë kreun, duke arritur në vendin e dytë. Falë mbështetjes së madhe nga ana e publikut, Tayna është ngjitur me 8 pozicione nga java e kaluar me këngën e saj , “Kce”, e cila ka vetëm tre javë që ka dalë në treg. Mund të duket e çuditshme por Tayna gjendet në kalsifikimin e “Top Awards” me të gjitha këngët e saj, pra në total 8 këngë.

“Aje”, “Columbiana”, “Ring Ring”, “Shqipe”, “Doruntina”, “Fake”, “Pow Pow”, gjendet në klasifikim dhe renditen përkatësisht në vendin e 6-të, 8-të, 9-të, 17-të, 20-të, 21-të, 28-të.

Gjatë kësaj jave janë publikuar disa projekte të reja muzikore por vetëm 4 këngë kanë mundur të futën në klasifikim, ku njëra prej hyrjeve është renditur më mirë dhe bëhet fjalë për “Plage ne gjysmeshpirt” e Alban Skenderaj, e cila është futur menjëherë në “Top 5”.