Debutimi muzikor i Elvana Gjatës është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar, i cili falë mbështetjes së tij, ka bërë që projekti i saj, “Forever Is Over” të qëndrojë në krye të klasifikimit për 4 javë rradhasi.

Ndërkohë që fillimisht u kritikua paska për tekstin anglisht të këngës, ku një pjesë sugjeronin që kjo këngë duhet të ishte kënduar në shqip, duket se Elvana di të tërheqë vëmendje, qoftë edhe përmes kritikave.

Një sukses të jashtëzakonshëm këtë javë ka korrur projekti më i ri Yll Limanit në bashkëpunim me Dj Dags & PM, “Besom”, i cili që në javën e parë të publikimit, jo vetëm që është bërë pjesë e listës por ka mundur të pozicionohet në vendin e dytë të klasifikimit.

Beatrix Ramosaj është renditur gjithashtu mjaft mirë këtë javë. Kënga e saj më e re, “Pa ndjenjë”, është ngjitur me 29 pozicione, duke u renditur në vendin e tretë.

Sa i përket projekteve të reja muzikore, tre të tilla i janë shtuar listës së 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Përvec bashkëpunimit të Yll Limani, projekti më i ri i Stanaj “The Way I Love Her” si edhe kënga e Capital T “Pse po ma lun lojën”, janë gjithashtu hyrjet më të reja të klasifikimit.

Suksesi i hyrjeve të reja kanë bërë që të mbeten jashtë saj, Andrra me “Paline”, Arta ft. Mc Kreshën me “Asaj” si edhe Lorenc Hasrama me “S’kam vend per ty”.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar i “The Top List”, Top Awards, java 82:

 

  1. Elvana Gjata – Forever Is Over
  2. Dj Dags & PM – Besom ft. Yll Limani
  3. Beatrix Ramosaj – Pa ndjenje
  4. Ledri Vula – U harrum
  5. Capital T – Pse po ma lun lojen
  6. Butrint Imeri – Bella
  7. Granit Derguti & Mixey ft. Xhensila – Lova
  8. Lumi B ft. Dhurata Dora – Simpatia
  9. HCUE ft. Kida – Don’t say no more
  10. Butrint Imeri – Vec Per mu
  11. Era Istrefi ft. Felix Snow – Redrum
  12. Alban Skenderaj ft. Dalool – 1000 Premtime
  13. Butrint Imeri – Mona Lisa
  14. Kida – Anderr
  15. Dobs ft. Armenda – Puzzle
  16. Diona Fona – Havera
  17. Gjiko – Yjet Nalt
  18. Endri – Si dje
  19. Samanta ft. 2ton – Bashk’
  20. Majk ft. Onat – Le t’xhelozojn
  21. Alban Skenderaj – Stoli i Trendafilave
  22. Elvana Gjata ft. Capital T & 2po2 – Lejla
  23. Ronela Hajati – Mos ik
  24. Ledri Vula, Lumi B, Gjiko, Skerdi – Pablo (Lock Doh Remix)
  25. Alban Skenderaj – Dikur
  26. Besa ft. Elinel – Mos m’le me ra
  27. Stanaj – Romantic (NOTD Remix)
  28. Majk – Kcen
  29. Stanaj – The Way I love her
  30. Elgit Doda – Asaj
  31. Flori Mumajesi ft. Elinel – Ne shpirt
  32. Argjentina Ramosaj – Pse
  33. Capital T – Uno
  34. Soni Malaj – Loca
  35. Gent Fatali ft. Lazy – Balerina
  36. Baby G – Enough
  37. Besa – Kokeforte
  38. Ermal Fejzullahu ft. Nora Istrefi – Hije
  39. Dafina – Four Season
  40. Lind Islami – Blla Blla
  41. Renis Gjoka – Sot
  42. Ylli LImani – Ke pi sonte shume
  43. Franques ft. Blero & Alex – Asniher
  44. Skivi – Llafi
  45. Alban Skenderaj, Besa, Rona Nishliu, Xuxi – Kthehu (BB Poqi cover)
  46. Shpat Deda – Ninulle
  47. Aldo Simoni – Qeshu Lule
  48. ESTTO – Per Cdo nate
  49. Vitmar Basha – E imja dhe e jotja
  50. Blunt & Real – Suzi