Pas shumë kohësh pritje, Elvana publikoi më në fund projektin e saj të parë muzikor në tregun ndërkombëtar. Këngëtarja e disa hiteve muzikore, ka bashkëpunuar me producentin amerikan, Poo Bear dhe David Guetta për këngën e titulluar “Forever Is Over”, e cila është publikuar më 14 qershor.

Ky projekt muzikor është përballur me mjaft reagime pozitive si nga fansat ashtu edhe nga kolegët e artistes, por nuk kanë munguar edhe kritikat për tekstin e kënduar në anglisht. Pavarësisht kësaj, publiku nuk ka rreshtur së votuari artisten, duke e renditur në krye të klasifikimit zyrtar të “Top Awards”.

Kjo javë nuk ka sjellë shumë ndryshime sa i përket renditjes së 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Gjatë kësaj jave kanë munguar gjithashtu edhe hyrjet e reja, përvec asaj të Elvanës, e cila menjëherë ka marrë vëmendjen e publikut.

Në këtë javë një sukses ka korrur edhe kënga e Aldo Simoni, “Qeshu Lule”, e cila është ngjitur me 9 pozicione, duke u renditur në vendin e 9-të.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar i “The Top List”, Top Awards, java 79:

  1. Elvana Gjata – Forever Is Over
  2. Besa ft. Elinel – Mos m’le me ra
  3. Lind Islami – Blla Blla
  4. Blunt & Real – Suzi
  5. Andrra – Paline
  6. Kachinari – Sweet Cruelty
  7. Ledri Vula – U harrum
  8. Shpat Deda – Ninulle
  9. Aldo Simoni – Qeshu Lule
  10. Diona Fona – Havera
  11. Alban Skenderaj ft. Dalool – 1000 Premtime
  12. Butrint Imeri – Vec per mu
  13. Renis Gjoka – Sot
  14. Kida – Anderr
  15. Butrint Imeri – Monalisa
  16. Alban Skenderaj – Dikur
  17. Majk – Kcen
  18. Majk ft. Onat – Le t’xhelozojn’
  19. Alban Skenderaj – Stoli I trendafilave
  20. Era Istrefi ft. Felix Snow – Redrum
  21. Samanta ft. 2Ton – Bashk’
  22. Gjiko – Yjet Nalt
  23. ESTTO – Per cdo nate
  24. Besa – Kokeforte
  25. Stanaj – Romantic (NOTD Remix)
  26. Ronela Hajati – Mos ik
  27. Gent Fatali ft. Lazy – Balerina
  28. Argjentina Ramosaj – Pse
  29. Lorenc Hasrama – S’kam vend per ty
  30. Ledri Vula, Lumi B, Gjiko, Skerdi – Pablo (lock Doh Remix)
  31. Elvana Gjata ft. Capital T & 2po2 – Lejla
  32. Elgit Doda – Asaj
  33. Baby G – Enough
  34. Capital T – Uno
  35. Ermal Fejzullahu ft. Nora Istrefi – Hije
  36. Fifi ft. Eri Dee – Dope
  37. Alban Skenderaj, Besa, Rona Nishliu, Xuxi – Kthehu (BB Poqi Cover)
  38. Dafina – Four Season
  39. Enxhi Nasufi – JOJO
  40. Skivi – Llafi
  41. NRG Band – Balkanbooty
  42. Ylli LImani – Ke pi sonte shume
  43. Kanita – Don’t let me go (Gon Haziri RMX)
  44. Blunt & Real – Pare si Thaci, Pare si Rama
  45. Andrra – Kalle Llamen
  46. Kris – Rratha
  47. Sergio HD ft. LuiDaVillian – My drug
  48. Janex – Mermaids
  49. Inaktiv – Entertain US
  50. Rino – Lamtumire