Çdo prodhim muzikor i Elvana Gjatës shndërrohet menjëherë në një hit muzikor dhe këtë e vërteton më së miri projekti i saj më i fundit muzikor por jo vetëm.

Artistja është pjesës e zonës së nxehtë të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne me dy këngë, të cilat duket se janë në një kokurrencë mes tyre.

Këngëtarja e njohur, e cila së fundmi ka luajtur në filmin “Dy gisht mjalte”, ka publikuar “Pa Dashuri”. Kjo këngë, e cila është kolona zanore e filmit, po korr një sukses të jashtëzakonshëm sikurse edhe “Dy gisht mjalte”. Kjo këngë ka arritur të renditur menjëherë në vendin e parë pas promovimit të filmit, duke marrë sugjerimet maksimale nga ana e publikut.

Por ky nuk është suksesi i vetëm i Elvanës në “The Top List”. “Tavolina e merzise” është një tjetër këngë që rrëmbeu zemrat e publikut shqiptar që në momentet e para të publikimit. E rikthyer pas një pauze shumë të shkurtër muzikore, këngëtarja vërtetoi sërish që çdo këngë e saj, është një hit. Ndërkohë që për dy javë rresht ky projekt muzikor mbante vendin e parë, këtë javë ai është mposhtur nga “Pa dashur”, duke u zhvendosur në vendin e tretë.

Se cila do të jetë renditja e tyre javën e ardhshme, kjo mbetet për t’u zbuluar të dielën në mesditë në “The Top List” në ekranin e “Top Channel”.