“The Voice Kids” ka mbërritur në natën e saj finale dhe mbërmja e nesërme do të jetë e mbushur me shumë emocione për konkurrentët e vegjël.

Në finalen e madhe do të shkojnë: Sindi dhe Frensi nga Skuadra Gjoka, Rita dhe Klea nga Skuadra Eneda, Ana dhe Denisi nga skuadra Miriam.

Por kjo mbrëmje pritet të bëhet akoma më emocionuese pasi në skenën e “The Voice” do të ngjitet për të performuar hitet e saj muzikore, Elvana Gjata.

Pas një mungese në ekranet shqiptare, duket se kjo skenë drithëruese e ka rikthyer Elvanën për të ndarë me publikun projektet që tashmë padyshim janë shndërruar në hite muzikore.

Mund të themi me bindje që Elvana po shijon sukseset e njëpasnjëshme të projekteve të publikuara së fundmi. Elvana mban edhe këtë javë kreun e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare me këngën e saj, “Xheloz”.

Një sukses të madh po korr bashkëpunimi i saj me reperin amerikan, Ty Dolla Sign, i cili pritet të shndërrohet në hitin e kësaj vere.

Përjetoni emocionet e mëdha në natën finale të “The Voice Kids” mbrëmjen e së premtes, ora 21:00 në ekranin e Top Channel.