Kjo është java e 5-të që Elvana Gjata qëndron në krye të klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Por ky nuk është suksesi i vetëm i Elvanës këtë javë pasi artistja nuk ka zënë vetëm vendin e parë por ajo ka pushtuar tre vendet e parë.

Ndërkohë që vendin e parë e ka zënë “Xheloz”, në vendin e dytë pozicionohet “Me Fal” por një super sukses këtë javë ka korrur “Ti Shqiperi me jep nder”, e cila është ngjitur me plot 44 pozicione nga java e kaluar, duke zënë vendin e tretë. Të treja këto këngë janë pjesë e minialbumit të Elvanës, “3”, i cili është publikuar pikërisht në ditën e lindjes së artistes, më 3 shkurt.

Me këtë arritje, këngëtarja ka barazuar rekordin e Butrintit dhe Noizy-t, të cilet gjithashtu kanë kryesuar tre vendet e para me projektet e tyre muzikore.

Në muajin shkurt të këtij viti, Butrint Imeri kryesoi jo tre por 4 vendet e para ndërsa i pari që ka arritur një sukses të tillë ka qënë Noizy, i cili ka kryesuar tre vendet e para në mars të vitit 2016.

Përveç këtij suksesi, Elvana këtë javë është futur me publikimin e saj më të ri ndërkombëtar, “Off Guard”, një bashkëpunim me reperin amerikan Ty Dolla Sign, duke e çuar në 7 numrin e projekteve muzikore që gjenden në listë.