Elinel, u bë i famshëm për publikun shqiptar falë bashkëpunimin të suksesshëm me Alban Skënderaj, të cilët dhanë një performancë të shkëlqyer, vitin e kaluar, në ceremoninë e “Top Music Awards”.

Elinel nuk preferon të bëjë pauza të gjata kur bëhet fjalë për muzikë, kështu që brenda pak kohësh ai ka publikuar disa projekte muzikore.

Së fundmi, reperi ka ardhur me një këngë shpërthyese, të cilën e ka bërë akoma më të veçantë videoklipi i saj.

“Qmos” titullohet projekti më i ri i reperit, i cili ka vetëm një javë që ka dalë në treg. Ndërkohë që kënga flet për femrat që lakmojnë pasurinë, në këtë klip Elinel ka ardhur me një video koncept, i cili është i ngjashëm me një parodi, ku vetë Elinel ka ardhur në rolin e një grabiqari ose vampiri.

Sapo ka dalë në treg, kjo këngë është bërë menjëherë pjesë e klasifikimit të “The Top List”, duke u renditur në 10-shen e këngëve më të nxehta të klasifikimit.