Ditët e fundit ajo është shndërruar në një prej personazheve më të komentuar në mediat online. Bëhet fjalë për Enca Haxhiaj, e cila momentalisht po shijon një super sukses jo vetëm falë të këngës më të re por edhe të falë debutimit të saj si aktore në filmin “I Love Tropoja”

“Amor” mban titullin prurja e saj më e re muzikore, e cila ka ardhur ndryshe në stil muzikor për të cilën mund të themi se është një ndër këngët më të bukura të karrierës së saj.

E kontaktuar nga “Top Awards”, Enca, e cila momentalisht  është shumë e zënë me turne dhe koncerte, ka rrëfyer më shumë për këngën e saj më të re si edhe për eksperinecën në filmin “I Love Tropoja”, i cili vazhdon të jepet në kinema.

TA: “Amor”, një këngë që të ka sjellë paksa ndryshe nga projektet e tua muzikore, pse kjo zgjedhje?

Enca: “Amor” është një projekt në të cilin unë mora një ftesë nga Mixey, producenti dhe sapo e dëgjova më pëlqeu shumë sepse ishte projekt shumë cilësor dhe fresh. Gjithë këngët e reja që dalin këtë vit do të jenë ndryshe nga njëra- tjetra.

TA: Në fakt cilës rrymë i përket “Amor” dhe kush është kujdesur për muzikën dhe tekstin?

Enca: “Amor” është një këngë “pop-dance”. Si për tekstin ashtu edhe për muzikën jemi kujdesur që të tre, Mixey, unë dhe Zaza.

TA: Shumë komentues e cilësojnë si një këngë për stinën e verës, cili është komenti juaj? Mendoni se duhet ta kishit publikuar këngën në një periudhë tjetër?

Enca: Në fakt projekti ka kohë që është nisur, personalisht nuk mendoj se kjo këngë i shkon një stine të caktuar, megjithëse e ndjej se në verë do të jetë akoma më hit se tani. Përgjithësisht këngët që publikoj nuk i parashikoj sipas stineve apo “sezoneve”.

TA: Si e përshkruan debutimin tënd si aktore? E mendon pjesë të karrierës tende?

Enca: Gjithmonë e kam ëndërruar aktrimin dhe e kam parë veten si këngëtare-aktore. Më jane ofruar role dhe projekte të tilla më heret por kam dashur që debutimin si aktore ta bëj në projektin dhe platformën e duhur dhe jam e lumtur që e bëra me “I Love Tropoja” sepse cdo gjë ishte e një niveli të lartë profesional dhe projekti rezultoi shumë i suksesshëm. Shpresoj dhe besoj se nuk do të jetë projekti i fundit në kinematografi/aktrim.

TA: Mes muzikës dhe aktrimit, kë zgjedh?

Enca: Aktrimin e dua shuuuuumë por muzika është dashuria numër një.

TA: Cilat janë planet tuaja më të afërta?

Enca: Realizimi dhe publikimi i pothuajse 10 singëlave të rinj është fokusi im kryesor tani, kjo sigurisht shoqëruar me koncertet nëpër Europe dhe gjithashtu turne për filmin “I Love Tropoja”.

TA: Një mesazh për të gjithë fansat tuaj…

Enca: Beni çfardo qe ju ben te lumtur!