Rreth një viti më parë ajo publikoi projektin e saj të parë muzikor të titulluar “Hala”. Kjo këngë, e cila i përket rrymës “indie rock balade”, e nominoi artisten në kategorinë e “Avantgarde Artist” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të “Top Music Awards 2016”.

Pas këtij suksesi, Edona është rikthyer fuqishëm me projektin e saj të dytë muzikor, me titull “Mirëmëngjes”. Që në javën e parë të publikimit, kjo këngë ka mundur të bëhet menjëherë pjesë e “The Top List” duke u pozicionuar në vendin e 24-t, një vend ky mjaft i rëndësishëm në listë.

Me tekst dhe muzikë të vetë artistes, “Mirëmëngjes” duket se po rezulton një sukses i madh për Edonën, e cila në një intervistë të dhënë për “Top Awards” ajo është shprehur se është e lumtur që publiku po ndryshon dhe që po bëhet më i hapur ndaj gjërave të reja.