Ndërkohë që numërimin mbrapsht e kemi nisur që javën e kaluar, tashmë jemi shumë pranë ditës kulminante të eventit më të madh në kryeqytet. Çdo gjë thuajse ka marrë formën e duhur.

Një maratonë e vërtetë festimesh ka nisur që prej muajit prill në qytetet më kryesore të Shqipërisë në kuadër të 15-vjetorit të platformës më të madhe dhe më të dashur për tëgjithë shqiptarëve, Digitalb.

“Ditën e hënë, Digitalb do të pushtrojë Skënderbeun”, kështu është shprehur në një intervistë Elona Duro të dhënë për “Wake Up” në Top Channel, ku ka zbuluar detaje të reja rreth koncertit më të madh të vitit.

Festimet do të nisën që më datë 13, 14 dhe më pas do të kulmojnë në mbrëmjen ku emrat më të njohur të muzikës shqiptare do sjellin atmosferën e magjishme në Sheshin Skënderbej.

Ronela HajatiVedat AdemiYoung ZerkaLyrical SonMC KreshaAlban Skënderaj, Ledri Vula, Jericho, KidaYll LimaniElvana Gjata, Tayna, Aurela Gace, Soni Malaj dhe Luana Vjollca do jenë artistët pjesëmarrëse në eventin më të madh të vitit, të cilët do sjellin atmosferën më të zjarrtë të parë ndonjëherë.

Mos mungoni në eventin madhështor të Digitalb, duke ftuar miqtë edhe familjarët tuaj, ditën e hënë në Sheshin Skenderbej ora 18:00.