Që prej 9 javësh Butrint Imeri është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List” me këngën e tij “E jona”, duke mundur t’i mbijetojë prurjeve të reja që ky sezon veror ka sjellë.

Ndërkohë që Butrinti ka paralajmëruar projektin e ri muzikor, “E jona” vazhdon suksesin e saj, ku për këtë javë është ngjitur me 4 pozicione, duke u renditur në vendin e dytë të Top Listës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Imeri, ka lënë të nënkuptohet se po punon për këngën e tij të re. Ai ka publikuar një video, ku shfaqet duke kënduar këngën, e cila mendohet të jetë më e reja nga ai. Duket se artisti vjen tepër ritmik në këtë projekt muzikor. Pavarësisht se Butrinti nuk ka zbuluar detaje të reja, fansat janë duke pritur me padurim prurjen e re të artistit, i cili nuk di të zhgënjejë.

Ndërkohë të gjithë fansat mund të vazhdojnë të votojnë  Butrint Imerin me “E jona” në topawards.top-channel.tv