Një tjetër javë plot surprizë në klasifikimin e “Top Awards”. Vendin e parë këtë javë e mban projekti më i ri i Capital T, “C’est La Vie”, i cili ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar.

Capital T ka ditur edhe njëherë se si të shndërrohet në qendër të vëmendjes dhe kësaj radhe shkak është bërë një postim ku ai shfaqej me Adrola Dushin, duke hedhur dyshime se dyshja ishte në një lidhje por në fakt ajo ishte thjesht figurante në klipin e ri të këngës.

Në vendin e dytë renditet bashkëpunimi i Kida dhe Mozzik, “PP”, e cila ka humbur një pozicion nga java e kaluar.

Sa i përket vendit të tretë, ai i përket një prej këngëve më të komentuara të Mozzik, “Madonna”, e cila ka humbur gjithashtu një pozicion nga java e kaluar.

Në vendin e 4-t kemi një hyrje të re dhe ajo është “Panorama” e Ardian Bujupit dhe Xhensila Myrtezaj, një ndër bashkëpunimet më të dashura të publikut shqiptar, e cila është ngjitur me tre pozicione nga java e kaluar.

“DMP” e Capital T dhe Ledri Vulës për këtë javë mban vendin e 5-të, duke humbur një pozicion nga java e shkuar.

Gjatë kësaj jave nuk kanë munguar hyrjet e reja dhe janë ekzaktësisht 5 këngë që i janë shtuar klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.