Ka vetëm pak orë që është publikuar videoklipi i këngës “Hotter Than Hell” dhe tashmë është shndërruar në një hit botëror.

Axhenda e Dua Lipës është e stërmbushur me koncerte e performanca “live” këto kohë. Një prej tyre e ka përcjellë edhe Dafina Zeqiri, një tjetër këngëtare e suksesshme kosovare. Është pikërisht koncerti që Dua Lipa mbajti në “McKittrik Hotel” në Manhattan, më 5 maj. Duffy ka admiruar nga afër këngëtaren, duke postuar edhe një foto me të në Instagram, ku nuk i kursyer fjalët më të mira për yllin të ri londinez.

Koncertet e rradhës së Dua Lipa-s janë më 9 maj në “Bardot” në Hollywood dhe më 27 maj ajo do të jetë në Manchester në “Dot to Dot Festival”.