Eshtë cilësuar si një këngë plot ndjenjë dhe emocion bashkëpunimi më i fundi i Irkenc Hykës dhe Xhensila Myrtezaj.

“Si te jem mire” titullohet dueti i parë i dy artistëve, i cili duket se ka zbukuruar akoma më shumë ditët e kësaj vere dhe këtë e vërteton më së miri interesi që publiku ka treguar ndaj këtij projekti muzikor.

Që në javën e parë të publikimit, ky projekt muzikor arriti të bëhej pjesë e klasifikimit të “The Top List”, falë sugjerimeve të shumta të publikut, duke u renditur në vendin e 43-të. Ndërsa gjatë kësaj jave, kjo këngë ka korrur akoma më shumë sukses, duke u ngjitur me plot 24 pozicione.

Për këtë javë, “Si te jem mire” pozicionohet në vendin e 19-të. Ritmike dhe me një tekst dedikuar dashurisë, kjo këngë pritet të shndërrohet në një nga këngët më të preferuara të kësaj vere.

Xhensila ëstë pjesë e këtij klasifikimi edhe me bashkëpunimin e saj me Granit Derguti dhe Mixey, “Lova”, i cili për këtë javë renditet në vendin e 13-të.