Alban Skënderaj është një artistë me shumë vite karrierë por njëkohësisht edhe me shumë bashkëpunime muzikore.

Ndërkohë që momentalisht po shijon suksesin e bashkëpunimit më të ri me Arilenën, “A i sheh”, i pozicionuar mjaft mirë në “The Top List”, ne kemi pyetur publikun në faqen zyrtare të Instagram, se cili është dueti më i preferuar më ta.

Një ndër bashkëpunimet më të pëlqyera është “Një Enderr”, një duet mes Alban Skënderaj dhe Capital T, publikuar rreth 7 vite më parë.

Një tjetër projekt që është votuar ka qënë bashkëpunimi mes Albanit dhe Elinel, “Kam nevojë”, publikuar rreth 4 vite më parë.

“Parajsa ime” është një tjetër këngë që është votuar shumë nga publiku, një këngë mes Alban Skënderaj dhe Elgit Dodës.

Publiku gjtihashtu ka zgjedhur si këngë të preferuar edhe bashkëpunimin më të fundit të Albanit, “A i sheh” me Arilenën.