“E nxone hapin” ishte kënga, përmes së cilës Dren Gashi u bë i njohur për publikun shqiptar, duke marrë tepër vlerësime për stilin e tij të veçantë. Pas këtij projekti, Dren është shkëputur nga muzika, duke u rikthyer më në fund pas dy vitesh.

“49er” titullohet prurja më e re e Drenit, e cila ka rrëmbyer menjëherë zemrat e publikut shqiptar, duke u futur në klasifikim që në javën e parë të publikimit.

I kontaktuar nga “Top Awards”, Dreni ka zbuluar se ky projekt muzikor, titulli i së cilit përkethehet “Gold Digger – gërmuesi i arit”, ka nisur si ide që prej vitit 2008-të. Artisti ka zgjedhur këtë titull për këngën e tij, pasi fjala “49er-Gold Digger” ka qënë shumë e perdorur në “Youtube” dhe i referohet vitit 1849, që ishte viti i bumit të gërmimeve për ar në USA. Kjo këngë, i cila fillimisht i përkiste zhanrit “punk-rock” është krijuar nga grupi “Nebula”, ku Dreni ishte vokalisti dhe njëkohësisht kitaristi i grupit.

Fillimisht teksti i këngës bazohej në dëshirën e njerëzve në përgjithësi për pushtet dhe para dhe muzika e kësaj këngë ishte tejet dinamike dhe shfrenuese“, shpjegon ndër të tjera Gashi.

Pas shpërbërjes së grupit në vitin 2012-të, kënga mori një konotacion më ndryshe, duke u përshtatur më shumë me rrymën pop-moderne. Në vitin 2017-të, Dreni vendosi që këtë këngë ta prezantonte të basisti i grupit, “Jet Set”, në Londër. Ishte pikërisht Albert Hyseni, ai që shkruajti pjesën e bastit. Më pas këngë iu prezantua inxhinierit të zërit, Gent Gorani, i cili u dashurua me tingujt akustik të këngës, i cili e shndërroi në demo, “49er”. Por ky projekt muzikor u shndërrua në një vepër të kompletuar nga producenti i njohur, Florent Boshnjaku.

Pas dy vitesh punë, video ishte pjesa e fundit e kësaj këngë, e cila u rregjistrua në mars të këtij viti. Skenarin e videos e ka shkruar Viola Sahatciu dhe Edison Avdimetaj ndërsa për prodhimin e videos është kujdesur Andi Dautaj.